"Asociacioni"/ Mitro: E panevojshme që Rama propozoi një draft të pakonsultuar me qeverinë e Kosovës (VIDEO)

"Asociacioni"/ Mitro: E panevojshme që Rama propozoi një draft të pakonsultuar me qeverinë e Kosovës (VIDEO)

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, e konsideroi tërësisht të panevojshëm propozimin e një drafti të Asociacionit nga Kryeministri Rama për Macron-in dhe Scholz-in, aq më tepër të pakonsultuar me qeverinë e Kosovës.

Duke folur në MCN Live, Mitro në dukje se dalja e Ramës sot mund t’i shërbejë edhe shmangies së vëmendjes për arrestimin e ish-kryebashkiakut Dako dhe është në vazhdën e përpjekjeve të tij për protagonizëm.

Z. Rama duhet të jepte përgjigje fillimisht për arrestimin e kryebashkiakut Dako dhe pastaj të jepte qëndrimin e tij mbi situatën në Kosovë. Kjo dalje e tij mund t’i shërbejë idesë për të shmangur vëmendjen për një arrestim që përflitej prej kohësh dhe që më në fund ndodhi. A është kjo një dallëndyshe, një paralajmërim, se nga mazhoranca mund të ketë të tjerë emra që mund të përfundojnë në SPAK? Këtë duhet të presim ta shohim. Gjithsesi dalja e sotme e kryeministrit nuk është se është surprizë, sepse z. Rama na ka mësuar me të tilla tentativa ose përpjekje për të qenë protagonist.

Z.Rama në të shkuarën ka mbështetur iniciativa si 'Ballkani i Hapur' apo takime me Presidentin Vuçiç, të pavarura nga konsultimet me qeverinë e Kosovës. Kësisoj mendoj që edhe dalja e z. Rama sot për të propozuar një draft special për Presidentin Macron ndoshta është në vazhdën e gjithë qasjes që z. Rama ka në raport me çështjen e Kosovës. Unë mendoj se ishte tërësisht e panevojshme që kryeministri të dilte dhe të propozonte një draft të tijin, aq më tepër të pakonsultuar me qeverinë e Kosovës, një shtet sovran. Personalisht mendoj që Veri të Kosovës gjithë situata është artificiale, nuk besoj se ka çështje që Rama ta pompojë, ta faktorizojë akoma më shumë, apo të çoj drejt një tryeze që e bën situatën në Kosovë edhe më problematike në rang ndërkombëtar.

Nëse ndërkombëtarët do t’i kishin kërkuar Serbisë të tërhiqte elementët kriminalë situata do ishte tërësisht e menaxhueshme. Z.Kurti është në të drejtën e tij legjitime që të qëndrojë te bindja e tij për formën e Asociacionit”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy