Fushata/ Braho: Problem përdorimi i aseteve publike nga kryetarët e bashkisë dhe ministrat (VIDEO)

Fushata/ Braho: Problem përdorimi i aseteve publike nga kryetarët e bashkisë dhe ministrat (VIDEO)

Avokati Ledio Braho duke folur në MCN Live theksoi se problemi më i madh s’ka të bëjë me financimin e fushatës zgjedhore, por me përdorimin e burimeve publike nga kryetarët aktualë të bashkive, apo nga drejtues të institucioneve qendrore ku futen ministrat dhe institucionet e tjera. Braho tha se gjatë këtij viti ka pasur rreth 3 mijë aktivitete të kryera nga institucionet shtetërore dhe 300 denoncime. Po ashtu Braho tha se partitë duhet të deklarojnë një numër llogaria për çdo sponsorizim që marrin nga biznesmenë, apo individ të caktuar.

Duhet ta ndajmë në dy aspekte, njëri ka të bëjë me financimin e partive politike gjatë zgjedhjeve, dhe një aspekt tjetër është përdorimi i aseteve publike nga partia në pushtet. Më së shumti deri tani është trajtuar përdorimi i aseteve publike nga PS, që ka të gjitha bashkitë, administratën qendrore. Bëhet fjalë për asete të luajtshme dhe të paluajtshme, ku përfshihen edhe godinat ku supozohet se bëhen aktivitete të bashkisë dhe institucioneve, por rezulton që përdoren edhe për propagandë, për fushatë. Në KQZ gjatë këtij viti janë raportuar diku mbi 3 mijë aktivitete që janë kryer nga institucionet shtetërore. Ka pasur rreth 300 denoncime. Sipas denoncuesve janë përdorur burime publike për kryerjen e këtyre aktiviteteve. Ka pasur propozime për sanksione nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, dhe janë vendosur disa sanksione nga KAS. Në fazën që jemi tani problemi më i madh s’ka të bëjë me financimin e fushatës zgjedhore, por me përdorimin e burimeve publike nga kryetarët aktualë të bashkive, apo nga drejtues të institucioneve qendrore ku futen ministrat dhe institucionet e tjera.

Kemi pasur një rast të fundit në KAS, që ka të bëjë me një aktivitet të zhvilluar në Spitalin rajonal të Lezhës, ku ishte kryebashkiaku i Lezhës, ministrja e Shëndetësisë dhe drejtuesi i qarkut për PS. Aktiviteti ka ndodhur në shkurt. Aktivitetet publike është e detyrueshme të raportohen 4 muaj para ditës së zgjedhjeve. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara ka një zhvillim shumë të rëndësishëm, aktivitet pothuajse të gjitha publikohen. E para është a mund të përdoret inaugurimi i spitalit për propagandë zgjedhore?! Prandaj u bënë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në 2020-ën që të shmanget kjo. Që gara të jetë e barabartë dhe armët që përdoren në garë të jenë të barabarta. Ka pasur edhe raste të tjera ku janë vendosur sanksione administrative. Ka qenë një rast aktiviteti që KQZ e kishte ndaluar dhe sërish ishte organizuar. Raportimet janë të shpeshta, çdo ditë, dhe KQZ bën hetimet për çdo rast, kur konstaton shkelje propozon sanksione administrative për organizatorët.

Sot që flasim partitë në fushata mund të financohen në dy mënyra, një është financimi nga buxheti i shtetit, për ato që kanë marrë më shumë se 1 për qind të votave në zgjedhjet e kaluara, dhe alternativa tjetër është nga para jo publike, ku përfshihen biznesmenët, individët etj. Çdo parti politike deklaron një numër llogarie, dhe çdo sponsorizim duhet të bëhet përmes kësaj llogarie. Rasti tjetër, mund të mos jetë në vlerë monetare, por dhuratë. Vlera totale që një parti mund të shpenzojë në një fushatë nuk mund të jetë më shumë se trefishi i vlerës që ka marrë partia më e madhe nga buxheti i shtetit. Nëse një fushatë shkon tej këtij limiti dhe do jetë e padeklaruar, i nënshtrohet sanksioneve administrative. Por kjo ndodh pas zgjedhjeve. Ky raport del 6 muaj, 1 vit pas zgjedhjeve. Për zgjedhjet e 2021-shit vendosëm gjoba diku para dy tre muajsh”.

Ndër të tjera ai u shpreh se në rastet e vjedhjes së votave do të përfshihet edhe Prokuroria. Braho shtoi se rasti i patronazhistëve ishte një dështim i organeve hetimore për të arritur një rezultat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy