Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas deklaron se operacioni ushtarak tokësor i Izraelit në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, do të zhvillohet brenda pak ditësh.
Gjatë një takim special të Forumit Ekonomik Botëror në kryeqytetin saudit Riad, Abbas tha se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta pengojnë Izraelin që të sulmojë Rafahun.
Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i kërkojnë Izraelit që të mos vazhdojë sulmin në Rafah.
Amerika është i vetmi vend në gjendje të parandalojë Izraelin nga kryerja e këtij krimi.
Ndërkohë komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA), tha për Tass, se Izraeli po përgatit një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës.
Frika ime është ajo që synon të bëjë ushtria izraelite, pavarësisht nga ndihma ushtarake për Izraelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se ka përgatitje për një ndërhyrje ushtarake në Rafah.



