Në një fjalim të mbajtur sot kryeministri i Anglisë Boris Johnson fillimisht ka falenderuar qytetarët për respektimin e rregullave gjatë karantinës së dytë në të cilën ndodhet vendi dhe që përfundon me 2 dhjetor.
“Keni parandaluar mbingarkimin e sistemit të kujdesit shëndetësor”, tha Johnson duke lavdëruar ata që u ishin përmbajtur rregullave gjatë një bllokimi mbarëkombëtar në nëntor.
“Megjithatë, nëse lehtësojmë masat tani, rrezikojmë ta humbasim sërish kontrollin mbi këtë virus, duke lënë mënjanë fitoret tona të arritura me vështirësi dhe duke na detyruar të kthehemi në një bllokim kombëtar gjatë vitit të ri me të gjitha dëmet që parashikon ai”, shtoi kryeministri britanik para gazetarëve.
Komentet e Johnson-it vijnë menjëherë pas paraqitjes së kufizimeve antiCOVID-19 nga qeveritë angleze dhe skoceze gjatë sezonit të ardhshëm festiv.
Vendi pas datës 2 nëntor do të jetë i ndarë në tre zona rrezikut, duke filluar nga zona e parë e cila do të ketë më pak masa anti-COVID.



