Një vajzë 16-vjeçare u arrestua në Montpelie të Francës me dyshimin se kishte planifikuar një sulm vetëvrasës në Paris. Vajza është një prej katër të dyshuarve për terrorizëm që u arrestuan sot në mëngjes.
Policia i ka identifikuar ata përmes rrjeteve sociale. Një kontroll i kryer në apartamentin e vajzës në Montpelie zbuloi një laborator ku do të përgatiteshin bombat për sulmin.
Aty u gjetën disa lloje eksplozivësh, mes të cilëve edhe një që njihet si “nëna e Satanait”, që është përdorur gjerësisht nga terroristët në sulme, përfshirë në atë të Parisit në vitin 2015.
Vajza jetonte me të dashurin e saj 21-vjeçar, i cili ishte gjithashtu pjesë e planit kamikaz.



