Në Kinë pjesëtarët e minoritetit Tujia, kanë një traditë të veçantë. Nuset duhet të qajnë një orë çdo ditë në muajin para dasmës. Dhjetë ditë pas fillimit të ritualit fillon të qajë e ëma dhe gjyshja e nuses. Ky ritual supozohet të shprehë lumturinë e tyre.
Në Skoci, para se të martohen çiftit të ri i hidhet sipër një grumbull me plehra, përfshirë këtu vezë të prishura dhe peshq. Skocezët besojnë, se nëse çifti arrin të durojë këtë martesa e tyre do t'i mbijetojë çdo sfide.
Në Indonezi, tre dit pas martesës shëndri nuk ka të drejtë të shkojë në tualet. Për këtë arsye konsumohet shumë pak ushqim. Disa pjesëtar të familjes bëjnë rojë, për të siguruar që kjo nuk do të ndodhi. E gjitha kjo bëhet për të pasur një martesë të lumtur dhe plot fëmijë.
Në Indi nusja duhet të heqë këpucët para se të hipë në altar. Familja e nuses duhet t'i vjedhë, kurse familja e dhëndrit duhet të përpiqet ti gjejë. Në rast se familja e dhëndrit nuk i gjen, duhet të paguajë një shpërblim për t'i marrë.
Në Armeni gratë e pamartuara duhet të hanë një fetë buke tradicionale me kripë para se të flenë. Në këtë mënyrë ato do të mund të shohin në ëndërr burrin me të cilin do të martohen. Ai që sjell një gotë me uj në ëndërr do të jetë dhëndri i ardhshëm.
Në Poloni prindërit e çiftit i dhurojnë disa gjëra që simbolizojnë ato që çifti do të ketë në të ardhmen. Ata u dhurojnë bukë, që të mos ju mungojë ushqimi dhe vodka, që gjatë gjithë kohës të kenë kuraje për të kaluar të gjithë momentet e vështira./Culturizando/



