Gjykata i heq masën “arrest shtëpie”, nga sot Berisha është i lirë (VIDEO)

Gjykata i heq masën “arrest shtëpie”, nga sot Berisha është i lirë (VIDEO)

Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj njoftoi heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, për ish-kryeministrin.

Duke folur për mediat paraditen e sotme, Gjokutaj deklaroi se vendimi i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u dha mbi bazën e kërkesës së palës mbrojtëse pasi gjykata revokoi arrestin e shtëpisë si një masë që nuk ka kushte dhe kritere.

Nga sot zoti Berisha është i lirë, pa asnjë masë dhe mund të ushtrojë funksionet e tij. Nuk ka asnjë masë tjetër sigurie. Prokuroria kërkoi që të mbetet në arrest.

Procesi është kryekëput politik. SPAK le të bëjë çfarë të dojë, por duhet të ulë kokën dhe të shohë çfarë ka bërë, se i ka hipur kalit së prapthi.

Ish-kryeministi ndodhej në "arrest shtëpie" që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, si i pandehur lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv "Partizani".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy