Novoselë, gjenden 700 kg kanabis të fshehura në pyll

Novoselë, gjenden 700 kg kanabis të fshehura në pyll

1.3 ton kanabis janë sekuestruar brenda 24 orëve të fundit, në dy aksione njëri në ujërat ndërkombëtare dhe tjetri në Akërni të Vlorës.

Sipas policisë së shtetit, operacioni i parë nisi të shtunën nga policia e Vlorës, Delta Forcë në bashkëpunim me Guardia di Financën, ku u  sekuestruan  rreth 650 kg  lëndë narkotike në ujrat ndërkombëtare si dhe  u kapën dhe  u ndaluan  dy shtetas që po e transportonin.

Operacioni mësohet se ka vijuar me krehjen e zonës ku dyshohet se është nisur gomonia që u sekuestrua me lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i sasisë tjetër të lëndës narkotike Cannabis Sattiva gati për t’u trafikuar.

Lënda narkotike u gjet  pranë ”hidrovorit” në Akërni të Novoselës, e fshehur në një zonë pyjore. Droga ishte paketuar në 29 pako të mëdha me peshë 20 deri në 25 kilogramë secila, raporton ORA.

Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 48 bidona me benzinë me nga 60 litra secili, si edhe një mjet tip furgon i markës ”Iveko”, bosh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat e kapur në Itali në operacionin e përbashkët, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ku për arsye hetimi nuk  jepen të dhëna për ta do të trafikonin në Itali edhe këtë sasi lënde narkotike të sekuestruar në Akërni.

Sipas policisë së Shtetit, operacioni është në vijim, ndërsa shkëmbimet e informacioneve informacioneve me Zyrën Interforcë të Policisë italiane dhe Guardia di Finanza janë intensive, me qëllim zbulimin e ngarkesave të tjera të mundshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy