Sulmi në Stamboll, Erdogan: I neveritshëm, përpjekje për të krijuar kaos

Sulmi në Stamboll, Erdogan: I neveritshëm, përpjekje për të krijuar kaos

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas sulmit në klubin e natës në Stamboll, ku mbetën të vrarë të paktën 39 persona dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë.

Erdogan e përshkruajti këtë sulm si një përpjekje për të “shkatërruar moralin dhe për të krijuar kaos, duke shënjestruar qëllimisht paqjen e vendit dhe njerëz të pafajshëm”.

Kreu i shtetit turk, e konsideroi sulmin si “të neveritshëm”.

Të paktën 39 persona, 16 prej të cilëve të huaj, që po festonin Vitin e Ri në një klub nate në Stamboll u vranë barbarisht vetëm 1 orë e 15 minuta pas mbërritjes së 2017-ës.

Ende nuk dihet sa persona ishin të përfshirë në sulm, por raportohet se një terrorist ishte i veshur si babagjysh i Vitit të Ri.

Dyshohet se pas këtij sulmi qëndron Shteti Islamik dhe PKK-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy