Panair në Pallatin e Kongresve, dy ditë dedikuar punësimit dhe ndërtimit të karrierës  

Panair në Pallatin e Kongresve, dy ditë dedikuar punësimit dhe ndërtimit të karrierës  

Një panair që mban emrin “Syn+Ergasia” do të mbahet më 23 dhe 24 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të adresohen çështja e punësimit dhe ndërtimit të karrierës.

Në panair do të diskutohet për papunësinë e lartë në Shqipëri, “hemorragjitë” e personelit të kualifikuar të vendit si dhe “ikjen e trurit” nga Shqipëria.

Në eventin që mund të cilësohet një “Festival i Karrierës” po ashtu do të ofrohen mundësi punësimi, do të preken raporti punëdhënës-punëkërkues, si dhe do të ketë diskutime për punët e ardhshme në teknologji, ku nuk do të mungojnë workshop-et e seminaret, si dhe prezantimi i historive të suksesit.

Panairi  sjell në qendër të vëmendjes bizneset greke apo të lidhura me Greqinë që operojnë në Shqipëri dhe vlerën ekonomike që krijojnë. Sipas statistikave zyrtare, INSTAT, për vitin 2020, Greqia renditet e 3-ta për sa i përket numrit total të subjekteve të huaja që operojnë në Shqipëri. Në nismë bëhen bashkë Ambasada e Greqisë në Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy