Replika në distancë/ Presidenti i Brazilit i drejtohet DiCaprios: Qepe gojën!

Replika në distancë/ Presidenti i Brazilit i drejtohet DiCaprios: Qepe gojën!

Vijojnë replikat në rrjetet sociale mes presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro dhe aktorit të mirënjohur Leonardo DiCaprio. Bolsonaro i ka kërkuar aktorin amerikan, kritik i qeverisë së tij, “ta mbyllë gojën”.

Reagimi i udhëheqësit të ekstremit të djathtë vjen pasi DiCaprio u bëri thirrje votuesve brazilianë të votonin për të shmangur rizgjedhjen e Bolsonaros.

“DiCaprio duhet ta dijë se vetë presidentja e OBT-së tha se, pa agrobiznesin brazilian, bota do të vdiste uria. Kështu që është mirë që DiCaprio të mbajë gojën mbyllur në vend që të flasë marrëzi”, tha Bolsonaro.

Konflikti mes DiCaprios dhe Bolsonaros daton që prej vitit 2019, kur një zjarr masiv përfshiu Amazon.

Bolsonaro e akuzoi yllin hollivudian se ka financuar zjarret në Brazil, një akuzë që aktori e hodhi poshtë.  Në Twitter, DiCaprio ndiqet nga 19, 6 milionë persona, ndërsa faqja zyrtare e Bolsonaro ndiqet nga 7.8 milionë persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy