Sot votohet për referendumin në zonat e pushtuara nga Rusia

Sot votohet për referendumin në zonat e pushtuara nga Rusia

Sipas mediave shtetërore ruse, ka filluar votimi në disa nga rajonet e territoreve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

“Votimet filluan në orën 08:00 në Donetsk dhe Luhanks, si dhe në rajonin Kherson dhe në territoret e çliruara të rajonit Zaporozhye”. “Referendumet” janë cilësuar si të paligjshme dhe “mashtrim” nga Ukraina dhe perëndimi”,  tha agjencia e lajmeve Tass.

Zyrtarët perëndimorë dhe ekspertët kanë thënë se planet e Putinit që të përdorë këto referendume të paligjshme për të fituar kontrollin mbi tokën e pushtuar ukrainase, dhe kërcënimet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur veten, janë tentime për të frikësuar Kievin dhe përkrahësit e Perëndimit nga zgjerimi i kundërofensivës.

Putin ka thënë më parë se do të përdorë të gjitha sistemet e mundshme të armëve për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj integritetit territorial të Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy