Kundërshtohet ideja e Trump për Groenlandën, sekretari Blinken: Nuk do të ndodhë kurrë

Kundërshtohet ideja e Trump për Groenlandën, sekretari Blinken: Nuk do të ndodhë kurrë

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka kundërshtuar idenë e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, që Grenlanda të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, ide e cila ka ngjallur reagime dhe në mesin e liderëve evropianë.

Trump përforcoi ambicien e tij gjatë kësaj jave duke thënë se dëshiron që territori gjysmautonom i Danimarkës të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara sepse, sipas tij Grenlanda i nevojitet SHBA-së për qëllime të sigurisë kombëtare.

Megjithatë, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se qëllimet e presidentit të ri amerikan janë vetëm fjalë.

Ideja e shprehur për Grenlandën nuk është e mirë, natyrisht. Mbase më e rëndësishme është sigurisht ideja se kjo nuk do të ndodhë. Prandaj, ne nuk duhet të humbim kohë duke folur për këtë temë.

Në lidhje me idenë e Trump ka folur edhe Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, që gjithashtu hodhi poshtë mundësinë që forcat amerikane të vendosen kundër Danimarkës, e cila është aleate e SHBA-së në aleancën ushtarake të NATO-s, por tha gjithashtu se Evropa duhet të përgatitet për një periudhë turbulencash në të ardhmen.

Vetë kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka thënë se nuk beson se Shtetet e Bashkuara do ta përdorin fuqinë ushtarake ose ekonomike për ta marrë kontrollin mbi Grenlandën dhe i ka bërë thirrje SHBA-së të ketë sjellje më “respektuese ndaj popullit të Grenlandës”.

Grenlanda, e cila është pjesë e NATO-s përmes anëtarësisë së Danimarkës, ka një rëndësi strategjike për ushtrinë amerikane dhe për sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm për raketat balistike, pasi rruga më e shkurtër nga Evropa për në Amerikën e Veriut kalon përmes ishullit Arktik.

Ushtria amerikane ka një prani të përhershme në bazën ajrore, Pituffik, në veriperëndim të Grenlandës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy