SHBA-të nxisin Pakistanin të luftojë terrorizmin: Përndryshe do ta bëjë CIA

SHBA-të nxisin Pakistanin të luftojë terrorizmin: Përndryshe do ta bëjë CIA

Uashingtoni nxit Islamabadin të dyfishojë luftën kundër terrorizmit. Por ndërsa Pakistani ngul këmbë se “nuk ka parajsa sigurie” në Azinë Qendrore, CIA thekson se do ta luftojë terrorizmin me apo pa Islamabadin.

Të hënën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, mbërriti në Pakistan me synimin për të bindur Islamabadin t’i bashkohet “strategjisë afgane” të administratës Trump.

Në gusht të këtij viti, presidenti Trump e cilësoi Pakistanin si “strehë terrorizmi” dhe kërcënoi se do të reduktojë ndihmat ndaj tij nëse vendi vijon të strehojë kriminelë dhe terroristë.

Islamabadi i hodhi poshtë akuzat e Trump-it, ndërsa ditën e djeshme, Mattis bëri sërish thirrje për më shumë përpjekje kundër xhihadistëve.

Mattis e bëri këtë deklaratë menjëherë pas takimeve që pati me kryeministrin pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi, dhe ministrin e Mbrojtjes, Khuram Dastgir.

Mattis është i dyti zyrtar i lartë amerikan - pas sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson - që viziton Pakistanin në muajt e fundit, ndërsa SHBA-të po nxisin strategjinë antiterrorizëm në rajon.

Pakistani gëzon privilegjet e të qenit një nga 16 vendet që Uashingtoni i ka kategorizuar si “klubi i aleatëve të vegjël të NATO-s”. Si vend anëtar i këtij grupi, Pakistani merr miliarda dollarë ndihma dhe ka akses në teknologjinë ushtarake amerikane. Por, ai mund t’i humbë këto privilegje nëse largohet nga rruga e SHBA-ve. / RT /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy