Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, ka njoftuar përfundimin e aksionit të sotëm në ‘Astir’.
Përmes një njoftimi zyrtar, IKMT bën me dije se numri i objekteve të prishura ka shkuar në 41.
Sipas IKMT, aksioni sot ka nisur në orën 6 të mëngjesit dhe janë prishur 5 objekte me shpërthim të kontrolluar.
Kujtojmë që shembja e këtyre banesave po realizohet në kuadër të ndërtimit të 'Lotit 1' të projektit të 'Unazës së Re'.
‘Në një aksion që nisi sot prej orës 6 të mëngjesit, IKMT ka prishur 5 objekte në zonën e Astirit në gjurmën e Unazes së Madhe. Objektet ishin të madhësisë nje kateshe (1), dy katëshe (3) dhe katër katësh (1). Ndërkohë një objekt 6 katësh do të prishet nesër me shperthim të kontrolluar. Së bashku me 35 objektet e prishura në aksionet e mëparshme, shkon në 41 numri i tyre, përsa i takon Lotit I...’, thuhet në njoftim.
08:06h- IKMT nis shembjen e 5 objekteve në zonën e Astirit, banorët nuk bëjnë rezistencë
Në Astir ka filluar shembja e banesave të para në kuadër të ndërtimit të ''Lotit 1' të projektit të ''Unazës së Re'', por ndryshe nga herët e tjera banorët nuk kanë bërë rezistencë.
Aksioni ka filluar këtë mëngjes dhe mësohet se do të zgjasë për dy ditë. Mësohet se banesa e parë është një objekt trekatësh, që më herët ka shërbyer si biznes.
Prishja e banesave do të bëhet me shpërthim të kontrolluar.
Ndryshe nga herët e tjera, deri më tani nuk është shënuar asnjë incident pasi nuk ka pasur asnjë rezistencë nga banorët e zonës së Astirit. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të Policisë Bashkiake dhe FNSH-së.
Në vendngjarje të pranishëm janë edhe forcat zjarrëfikëse dhe ambulanca.



