“Blici”, 850 policë në rrugë për rripin e sigurimit

“Blici”, 850 policë në rrugë për rripin e sigurimit

Policia e Shtetit po zhvillon në mesditën e sotme operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Operacioni sapo ka nisur dhe do të zgjasë deri në orën 14:30.

Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit dhe Shqiponjat. Sot janë angazhuar rreth 850 punonjës policie në total. Janë ngritur dhe po funksionojnë 160 pika kontrolli në të gjithë vendin. Aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

 Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy