Rama: Vota për partitë që mbajnë peng shtetin do ta bënte Fan Nolin të rrotullohej në varr

Rama: Vota për partitë që mbajnë peng shtetin do ta bënte Fan Nolin të rrotullohej në varr

Kryeministri Rama ka përsëritur thirrjen për të mos votuar partitë e vogla, që sipas tij copëzojnë shtetin dhe e mbajnë peng. Gjatë një takimi në Kolonjë, Rama tha se vota për të tilla parti do të bënte të rrotulloheshin në varr rilindasit.

“Mendoni vetëm kaq, sikur t'i kërkonit një mendim peshkopit të madh për kë të votoni në 25 qershor, ça do ju thoshte? Mendoheni, mendoheni! Por një gjë është e sigurtë Fan Noli dhe të tërë të tjerë do rrotullohen në varr nga sikleti për çdo votë që do e çoni te partitë që duan të mbajnë peng shtetin. Mendoni për një moment sikur të pyesnit motrat Qirjazi kë të votojmë? Elisën apo atë feudalin e Leskovikut? Dhe kjo nuk është për ju, as për ju se kjo është për familjet e demokratëve që thonë jam me PD. Po mirë mund të jesh me PD, por PD sot nuk e ka skuadrën në formë, ca do bësh? Është njësoj si të thuash unë jam me PD kështu që shteti le të mos bëhet meqë PD nuk e bën dot”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy