Largimi i Shehit, Dede: Duhet më shumë durim në futbollin shqiptar, të mos bëhen gazi i botës

Largimi i Shehit, Dede: Duhet më shumë durim në futbollin shqiptar, të mos bëhen gazi i botës

Trajneri Nevil Dede, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për largimin e Orges Shehit, nga drejtimi i Tiranës. 

Dede deklaroi se në futbollin shqiptar duhet më shumë durim, ndërsa shtoi se drejtuesit e klubeve nuk duhet të bëhen gazi i botës. 

Na duhet më shumë durim në futbollin shqiptar. Na rrethon shumë agresivitet në vendimarrje. Ata që marrin vendimet, e dinë vetë. Duhet më shumë etikë. Nuk duhet të bëhen gazi i botës. Pas një periudhe të suksesshme, duhet një faleminderit dhe mirëupafshim. 

Nuk besoj që të ketë një pikë që trajneri të pranojë të pezullohet. 

Më erdhi keq që Ahmataj dhe Hasani nuk e përmendën me emër Shehin. Është etikë dhe kulturë personale. Hasani çfarë frikë ka që nuk përmend emrin e Shehit?!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy