Lufta në Ukrainë, Zelensky kërkon të takojë udhëheqësin e Kinës

Lufta në Ukrainë, Zelensky kërkon të takojë udhëheqësin e Kinës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka në plan të takojë liderin e Kinës Xi Jinping për të diskutuar propozimet e Pekinit për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Duke folur në përvjetorin e parë të pushtimit të plotë të Rusisë, ai tha se propozimi sinjalizonte se Kina ishte e përfshirë në kërkimin e paqes.

"Unë me të vërtetë dua të besoj se Kina nuk do të furnizojë me armë Rusisë," tha ai.

Plani i Kinës kërkon bisedime paqeje dhe respekt për sovranitetin kombëtar.

Megjithatë, dokumenti prej 12 pikash nuk thotë në mënyrë specifike se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe dënon gjithashtu përdorimin e "sanksioneve të njëanshme", në atë që shihet si një kritikë e mbuluar ndaj aleatëve të Ukrainës në Perëndim.

Autoritetet kineze deri më tani nuk i janë përgjigjur publikisht thirrjes së Zelensky për një samit me Xi.

Ndërkohë, Rusia përshëndeti propozimet e paqes kineze. “Ne ndajmë pikëpamjet e Pekinit”, tha në një deklaratë ministria e Jashtme në Moskë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy