
Një protestë kundër marrëveshjes për emigrantët të nënshkruar nga Rama dhe Meloni është thirrur ditën e sotme në orën 16:00 para Kryeministrisë.
Gazetari Andon Kello në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në MCN Tv thotë se sipas burimeve të tij, protestat të ngjashme janë thirrur në Durrës dhe Shijak.
Nuk dihen ende kush janë organizatorët e kësaj proteste megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të ketë prapavijë politike.
Nuk dihet kush e ka organizuar këtë protestë dhe ky informacion nuk është bërë me dije qëllimisht për t’u distancuar nga partitë politike. Protesta të ngjashme kanë ndodhur dhe për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Disa protesta të ngjashme janë thirrur dhe në Durrës dhe Kavajë për të kundërshtuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.
Kjo thirrje qarkullon prej 2 ditësh dhe është mbështetur dhe nga eksponentë të opozitës të cilët kanë vendosur t’i bashkohen.
Kryeministria është mbyllur edhe pse është orar zyrtar. Janë marrë masat për këtë protestë që pritet të jetë paqësore. Nuk ka asnjë punonjës në Kryeministri veç forcave të rendit.
Bie në sy prania e mediave italiane që janë njoftuar për këtë protestë dhe do e mbulojnë.



