
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin si drejtues të qendrës “Kennedy” për arte skenike, në Washington.
“Jam i lumtur të njoftoj se Rich Grenell do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qendrës ‘Kennedy’. Rich ndan vizionin tim për epokë të artë të arteve dhe kulturës amerikane dhe do t’i mbikëqyrë operacionet e përditshme të Qendrës”, ka shkruar Trump në Truth Social.
“S’ka më ‘show drag’ apo propaganda tjera anti-amerikane – veç më të mirat. Rich, mirë se vjen!”



