
Dom Gabriel Grabanica është një prift nga Ulqini, i cili pasionin e tij për alpinizmin e shfrytëzon për të çuar edhe meshë me banorët e paktë në zona të thella malore.
Ditë më parë ai së bashku me një grup, udhëtuan përmes një shtegu shumë të vështirë mes borës dhe shiut për në fshatin Curraj të Epërm të Tropojës, të cilat i bëri të ditur për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”.
Ai çoi atje misionin fetar duke mbajtur meshë për vetëm tre banorët e atij fshati.
Kemi udhëtuar 8 orë në këmbë, këtë e organizuam me rastin e festës së Shën Masjanit për besimtarët katolik. Jemi nisur për të shkuar në fshatin malor Curraj të Epërm të Tropojës, e cila jo vetëm dimrit, por vetë verës është i vështirë për ta bërë si alpinizëm, për faktin se ka një reliev të thepisur dhe mjaft të vështirë. Ishte ditë e bukur kur u nisëm, por gjatë ditës filloi rrebeshe shiu dhe kthimi ishte me reshje bore dhe prroje te egra me ujë, ku deri në -10 °C, ishim të lagur deri në brez.
Ne shkuam atje për të çuar fjalën e Zotit, dhe mbajtëm meshë për vetëm tre banorët që jetojnë aty, dhe ata u çuditen kur na pamë, nuk e besonin.
Pasioni im për alpinizmin ka filluar që fëmijë dhe vazhdoj të eksplorojë dhe mundohem të vizitojë të gjitha trojet shqiptare.



