Berisha del nga SPAK: Dumani funksionon si organizatë kriminale. Aty gjeta McGonigalin dhe “Lali vjedhësin”!

Berisha del nga SPAK: Dumani funksionon si organizatë kriminale. Aty gjeta McGonigalin dhe “Lali vjedhësin”!

Kreu i PD Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK Altin Dumani, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ku ishte në zbatim të masës "detyrim paraqitje".

Berisha tha se në SPAK gjeti McGonigalin, që i bënte kurs Altin Dumanin, dhe “Lali vjedhësin”, duke iu referuar kryebashkiakut Erion Veliaj. 

"Siç e dini, organizata kriminale Skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët.
Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, në momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë.
Sali Berisha i ka sulmuar, do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm, njerëz që bëjnë ligjin.
Sali Berisha ka sulmuar dhe do faktojë që sot para jush se si Altin Dumani fle mbi dosje krimi.

 

Do faktoj para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale, në deklaratat e tyre, deklarojnë siç deklaron Dumani se e kam blerë me 380 metër katror apartamentin, kurse ekspertët e tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 metër katror ndërtimin e viteve ’70.
Ndërtimi i viteve 2000 e sa vlerësohet me 380, kurse ndërtimi i viteve 70 vlerësohet me 520. Altin Dumani është një kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz elektoral.
Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Altin Dumanit, po e trajnonte Dumanit. Nuk e solla unë McGonigalin aty, ai i thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herët e tjera.

 

Gjeta aty Lali Vjedhësin, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën këtu dhe nuk thërrisni Lindën që e keni të regjistruar duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t, regjistrim ambiental.
Gjeta aty Ulsin, po zihej me Dumanin aty për çantën Louis Vuitton. Sepse Ulsiu, pasi ka marrë një pagesë të madhe shumë, i kërkon me dokumente çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai për kë e do ti, nuk e them bisedën tjetër se është intimitet familjar. Unë gjeta aty raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri-tjetrin.
Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat përsëri kishin arritur këtu".

 

09:30 PD protestë para SPAK-ut, kordon policie para Prokurorisë së Posaçme

Një kordon policie është vendosur sot para godinës së SPAK-ut, në një ditë kur PD ka thirrur protestë para Prokurorisë së Posaçme. 

Drupal Ad

Kujtojmë që në 09:30 kryedemokrati Sali Berisha ka detyrimin për t’u paraqitur në SPAK. 

Ndërkaq në orën 11:30 Berisha ka seancën paraprake për vlerësimin e hetimeve, nëse dosja do kalojë për gjykim apo jo. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy