E tmerrshme, 32-vjeçari nga Korça lyen me benzinë dhe i vë flakën nënës

E tmerrshme, 32-vjeçari nga Korça lyen me benzinë dhe i vë flakën nënës

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar, pasi ka tentuar që të djegë me benzinë nënën e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes të dyve. I arrestuari është Emiljan Tushini, 32 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje dhe plagosje.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 13.02.2017, në lagjen nr 8 në Korçë, në banesë dyshohet se ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta me nënën e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit lëndë djegëse (benzinë) në trup dhe më pas i ka vënë flakën”, shkruan njoftimi i Policisë.

Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy