Votuesja e PD i përgjërohet Ramës kam djalin sëmurë, më ndihmo. Kryeministri: Më jep numrin

Votuesja e PD i përgjërohet Ramës kam djalin sëmurë, më ndihmo. Kryeministri: Më jep numrin

Pas fjalimeve, kryeministri Edi Rama ka vijuar takime me qytetarë të ndryshëm në Burrel dhe një i tillë ishte dhe me Flutura Kolën. Ajo u prezantua si një simpatizante e PD, por që pas martesës ka kthyer bindjet politike.

“Pas martese ktheva, më ktheu burri”, tha ajo duke qeshur.

Por duke bashkëbiseduar me kryeministrn Edi Rama, Flutura i ka qarë hallin si një nënë. Ajë është shprehur para kryeministrit dhe ka kërkuar edhe ndihmën e tij duke i thënë që ka djalin të sëmurë prej 11 vitesh.

Flutura i kërkon kryeministrit që ta ndihmojë që të bëjë operacionin e djalit në Itali, ku dhe i kanë dhënë shpresë për jetë. Flutura thotë, se mjekët turq, i kanë thënë se trombozën, djali e mori në vogëli pas një mjekimi të gabuar në spital.

“Im bir është 12 vjeç. Është një djalë i zgjuar, kur të rritet thotë se do të bëhet si Da Vinçi. Ishim në Turqi, dhe aty i hoqën shpretkën. Mjekët më thanë se nuk e ka sëmundje të lindur, por të fituar nga mjekimi i pakujdesshëm para 11 vitesh. Fabio jeton, por sëmundja vijon. Gjaku nuk furnizon komplet mëlçinë, një pjesë kthehet pas. Po më vdes djali më ndihmo. Një spital në Itali më ka bërë një preventiv, diku 29-30 mijë euro dhe më shpëtojnë djalin. Të përgjërohem më ndihmo”, thote ajo.

Kryeministri shprehet se është i gatshëm të ndihmojë, por në fillim duhet të interesohet me detaje mbi këtë çështje.

Rama: Më kalo numrin e telefonit
Gruaja: 069….. Flutura Kola, bën rreth 30 mijë euro
Rama: Do e shohim këtë cështje
Gruaja: Të më falje gjithë botën nuk e dua para djalit
Rama: Tani botën nuk ta fal dot, por do mundohem të shoh cfarë do të bëj
Gruaja: Faleminderit!
Biseda u transmetua gjatë një video online në ERTV, në rrjetin social të vetë kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy