Ish-futbollisti Ermal Tahiri ka rrëfyer në “Stay Tunned” si ka nisur sportin që aq shumë e ka dashur dhe vazhdon të dojë.
Tahiri tregon që kur ai ishte i vogël të gjithë i thonin se do bëhej një portier i madh pasi ishte i talentuar, por ishte trajneri i Xhoxh Kuka, i cili i ndryshoi pozicionin në fushën e blertë.
Duke treguar të gjitha etapat që ka kaluar për t'u bërë pjesë e 11-shes më të mirë me ekipin Dinamo, Tahiri tregon se ka qenë Fatmir Frashëri, ai që përveç se e stërviste fort kujdesej që futbollistit të mos i rritej mendja nga sukseset që po arrinte.
E kam filluar sportin që 8 vjeç. Kam qenë tek Ekipi Dinamos. 16 vjeç kam luajtur me ekipin e parë të Dinamos, morëm kupën, me lojtarë të mëdhenj. Kam mësuar shumë nga ata, si të sillesha brenda fushës dhe jashtë. Deri në ‘90 kam qenë në Shqipëri, morëm me Dinamon shumë kupa, kemi qenë një nga ekipet që kemi dalë 11 më e mirë e gjithë viteve.
Unë kam luajtur tek shkolla Mihal Grameno, kam qenë klasë sportive dhe që te 'Dragoi' kam qenë portier i mirë. Të gjithë thonin që ky do bëjë karrierë si portier, por në një ndeshje miqësore më mori Xhoxh Puka, më futi në formacion, bëra 8 gola por m'u quajtën dy. Xhoxhi shkon tek im atë dhe i thotë që ky është i mirë. Rritja vjen avash avash. Ndeshjen e parë e kamë bërë me Gjirokastrën, fituam 3 me zero, kam dhënë 3 asiste. Gjithë stadiumi filloi të duartrokiste kur dola unë në minutën e 70. Nuk mund t'a përshkruaj emocionin. 20 mijë veta në stadium ishin gjithmonë sidomos tek derbit.
Pastaj hyri Fatmir Frashëri, një nga trajnerët më të mirë të Shqipërisë, bënim stërvitje të fortë. Filloi të më blinte dhe nga ana psikologjike që të mos më rritej mendja, një herë më fuste dy herë jo. Kështu kaluan, derisa bëra 18 vjeç dhe u bëra anëtar formacioni tek 11 më e mirë. Ishte ekip i mirë, dhe ishte privilegj të rriteshe tek ky ekip.
Sot Dinamo është në kategori të mirë. Kaloi periudhë të vështirë. Por, Dinamo ka vite që nuk është në superiore, por ka aq shumë kupa, është e dyta pas Tiranës. Një ekip si Dinamo e duan të gjithë, do i japë bukuri kampionatit. Treshja e derbit do bëhet më e bukur dhe në ‘Air Albania’ do kemi më shumë tifozë. Ne na kujtojmë vetëm ata të moshës sonë. Kam qenë që të bëhet retrospektivë për të gjithë lojtarë.



