
Pete Davinson dhe Kim Kardashian janë në një marrëdhënie dashurie. Sipas Page Six, Kardashian 41-vjeçe dhe aktori 28-vjeçar janë në një marrëdhënie dhe dashuria e tyre ka lulëzuar pas disa takimeve në New York dhe Los Angelos.
Davidson udhëtoi për ditëlindjen e tij në rezidencën e Kris Jenner duke e festuar ditën e tij të rëndësishme me familjen e të dashurës së re.

Kardashian dhe Davidson u panë për herë të parë duke u kapur për dore në një xhiro në Knott's Scary Farm në Kaliforninë Jugore më 29 tetor, menjëherë pas koncertit të saj "SNL" - ku dyshja ndanë një puthje gjatë një skeçe.
Page Six zbuloi se aktori i "Big Time Adolescence" më pas ftoi në një darkë private në çatinë e Campania në Staten Island, ku ata mundën të shijonin një darkë romantike.




