BE-ja ka nevojë për udhëheqje të re pasi zyrtarët e lartë aktualë të bllokut janë rezultuar krejtësisht të pasuksesshëm, ka pohuar kryeministri hungarez Viktor Orban. Orban i bëri komentet në Parlamentin Evropian të martën.
“Tani ne kemi një udhëheqje në BE me disa projekte të mëdha të zgjedhura nga vetë ata si tranzicioni i gjelbër, politika RRF (Recovery and Resilience Facility), migrimi, lufta [në Ukrainë] dhe politika e sanksioneve, dhe të gjitha ato dështuan”, tha Orban.
“Udhëheqja aktuale e Bashkimit Evropian duhet të largohet. Dhe ne kemi nevojë për liderë të rinj,”këmbënguli kryeministri hungarez .
Orban tha se ai synon "të vijë dhe të marrë përsipër Brukselin", duke përsëritur paralajmërimin e tij të mëparshëm për të "pushtuar" institucionet kryesore të BE-së me aleatët e tij në mënyrë që të sjellë ndryshim në bllok.
Sipas liderit hungarez, sundimi i ligjit dhe sistemi i kushtëzimit i krijuar nga lidershipi aktual i BE-së ka “dëshmuar se është instrument i shantazhit politik. Nëse nuk silleni siç presim ne, nuk i merrni paratë.”



