Shkencëtari britanik i jep fund jetës në moshën 104-vjeçare me vdekje të vullnetshme

Shkencëtari britanik i jep fund jetës në moshën 104-vjeçare me vdekje të vullnetshme

Shkencëtari britanik David Goodall, i ka dhënë fund jetës në në mënyrë të vullnetshme në moshën 104-vjeçare, mëngjesin e së enjtes në një klinikë në Liestal, afër Basel në Zvicër.

Botanist dhe ekolog me famë botërore vdiq brenda dy minutash, i rrethuar nga familja dhe miqtë duke dëgjuar një simfoni të Beethoven nga një iPad.

Ndonëse Goodall nuk ishte sëmurë, ai kishte parë që vetëdija dhe lëvizshmëria e tij përkeqësoheshin në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit dhe tha se jeta e tij pushoi së qeni e kënaqshme "pesë ose 10 vjet më parë".

Goodall kishte fluturuar nga Australia për vetëvrasjen e tij të ndihmuar, duke tërhequr vëmendjen e njerëzve në mbarë botën, pasi Zvicra është vendi që lejon ndihmën për vdekjet e vullnetshme, ndërsa Australia e ka të ndaluar me ligj këtë.

Në pamjen e tij përfundimtare publike, ai tha se interesi publik e kishte habitur atë.

"Unë nuk dua të vazhdoj jetën," u tha ai gazetarëve të mërkurën.

"Dikush dëshiron, në moshën time edhe më pak se mosha ime ... të jetë i lirë të zgjedhë vdekjen kur vdekja është në një kohë të përshtatshme", tha Goodall.

BBC deklaron se vakti i fundit i Goodall në hotelin ku ai qendroi me familjarët e tij ishte ushqimi i tij i preferuar, peshku dhe patate të skuqura.

Ai nuk ka pranuar një funeral, por kërkoi që trupi i tij të dhurohej për mjekësi ose po të mos ishte e mundur, hiri i tij të shpërndahej në Zvicër..

Goodall kishte jetuar vetëm në një banesë të vogël në Perth, në Australinë Perëndimore, deri pak javë para udhëtimit të tij në Zvicër.

Ai u tërhoq nga puna me kohë të plotë në vitin 1979, por mbeti i përfshirë shumë në fushën e tij të punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy