Ambasadori i BE Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme kreun e SPAK Arben Kraja.
Soreca e ka cilësuar takimin me Krajën shumë produktiv gjatë të cilit janë diskutuar sfidat e SPAK si një institucion i ri.
Sakaq në postimin e tij në “Twitter”, ambasadori bën me dije se kanë folur edhe për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale.
“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi folur gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese”.
“Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” që tani njihet me inicialet SPAK, është një strukturë e përbërë nga Prokuroria e Posaçme si dhe Njësia e Posaçme Hetimore me emrin “Byroja Kombëtare e Hetimit”, BKH. Ngritja dhe qëllimi i kësaj strukture është që të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar", ka shkruar ambasadori.



