Kandidati i tërhequr në Kukës: Komisioni i Rithemelimit po manipulon, 200 emra të rinj janë shtuar në listën e anëtarëve

Kandidati i tërhequr në Kukës: Komisioni i Rithemelimit po manipulon, 200 emra të rinj janë shtuar në listën e anëtarëve

Në degën e Kukësit, njëri prej kandidatëve që aspironte të merrte drejtimin e PD-së është tërhequr nga gara vetëm pak orë më parë. Irel Elezi thotë se e konsideron të manipuluar procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri. Sipas tij, zgjedhjet për kreun e degës po zhvillohen në mungesë të plotë transparence. Kjo sepse, sipas tij, në listat e anëtarësisë figurojnë të paktën 200 emra të rinj të shtuar krejt papritur.

Grupi i Rithemelimit ka dërguar një kandidat që ka shkelur rregulla. Ai më 11 prill është regjistruar për të qenë pjesë e garës. Tërheqja e më shumë se 5 të interesuarve të tjerë për të qenë pjesë e garës, unë kam pranuar të vazhdoj.

Kam konstatuar se ka pasur numër të lartë emrash të rinj delegatësh në listë. Ishin mbi 200 emra anëtarësh të rinj. U kam kërkuar regjistrin e anëtarësisë së degës. Janë shmangur dhe kanë refuzuar. U kam kërkuar që të më vënë në dispozicion regjistrin por duke qenë se nuk e zhvillojnë një garë reale, jam tërhequr nga gara duke e konsideruar të manipuluar.

E kanë pranuar kandidatin tjetër si pjesë e garës, edhe pse në shkelje. Ky proces nuk është transparent. për mua është njësoj si të firmos humbjen. Nuk më dhanë listën e anëtarësisë së degës. Nuk e di se kush është i deleguari i Komisionit të Rithemelimit për Kukësin. Ne na është prezantuar si delegat kandidati që ishte në garë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy