Eksperti i sigurisë ndaj zjarreve: Në diskoteka dhe klube, e detyrueshme pajisja me deri në 10 fikse zjarri

Eksperti i sigurisë ndaj zjarreve: Në diskoteka dhe klube, e detyrueshme pajisja me deri në 10 fikse zjarri

Në tragjedinë e klubit të natës "Puls" në Koçan, ku 59 persona humbën jetën dhe të paktën 155 të tjerë u plagosën, eksperti i sigurisë ndaj zjarreve dhe instruktori i shoqatës AFPRA, Bojken Dalipaj, diskutoi në programin "Zgjohu me MCN" shkaqet dhe mangësitë që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Dalipaj shpjegoi se në diskoteka dhe klube të natës është e detyrueshme të jenë të pajisura me deri në 10 fikse zjarri, e jo me vetëm një, siç ka ndodhur në klubin ku ndodhi tragjedia.

Ai shtoi se në rastin e konkret, problemi ishte se klubi kishte një numër shumë të madh njerëzish (mbi 500 persona), dhe nuk kishte kushte të mjaftueshme për t'i mbajtur ata brenda ose për t'u mundësuar dalje të sigurt.

Nuk ka një ligj të veçantë për përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura, por ka ligje që certifikojnë objektet për të ushtruar aktivitete siç janë diskotekat, klubet e natës aty vijnë dhe grumbullohen shumë njerëz.

Në rastin në fjalë, çfarë ka lexuar, kemi të bëjmë me një problem që lidhet me një ambient që ka sasi të mëdha të njerëzve dhe nuk ka dyer dhe kushte për ti mbajtur ata brenda, mbi 500 veta brenda, sepse ata ashtu siç hyjnë dhe duhet të dalin.

Zakonisht këto fishekzjarrët dekorative nuk janë të natyrës që shkaktojë shkëndija por janë të rrezikshme, rasti specifik siç ka qenë në Maqedoni.

Për më tepër, Dalipaj sugjeroi se këto ambiente duhet të jenë të pajisura me sisteme të tilla si sprinklerët, të cilët aktivizohen automatikisht në temperaturat e caktuara dhe mund të shuhen ose izolojnë zjarrin në mënyrë efikase.

E di shume mirë ku qëndronte problemi aty, nga videot që pashë, zjarri është në hapësirë shumë të lartë dhe nuk ka mundur fiksja e zjarrit të jetë efektive për ta shuar aq lartë zjarrin, nuk e arrin distancën. Poashtu duhet të jenë më shumë se një fikse zjarri në ato ambienti, deri në 10 fikëse zjarre.

Këto ambiente duhet të jenë me sprinkler, pajisje që qëndrojnë sipër në tavan që bëjnë fikjen automatike të zjarrit të një temperatura të caktuar, thuhet ambuli dhje fillon e derdhet ujë dhe bën izolimin, për të mos thënë shuarjen e zjarrit. Problemi në këto ambiente te mbyllura shkakton panik dhe mendohet se kjo kaq qenë pjesa më vështirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy