Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi si zgjidhje

Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi si zgjidhje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se vendi i tij mbështet çdo zgjidhje që do të arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit, duke mos përjashtuar ndryshimin e kufijve. Në një intervistë për DW, i pyetur lidhur me debatin për ndryshim kufijsh mes Kosovës e Serbisë, Zaev tha se, pas zgjidhjes së problemit të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, tani mbeten çështja e Kosovës dhe Bosnja si problemet që duhen zgjidhur.

"Ja pse ne e mbështesim çdo zgjidhje dhe do të promovojmë bashkëpunimin, të garantojmë paqen dhe çojmë përpara axhendën tonë dhe ajo është integrimi në BE. Dhe kjo është e mundur të arrihet. Nuk po hyj në detaje, sepse nëse dikush nga vendet fqinjë komenton detajet, kjo mund të kthehet në një problem. Kjo është çështje mes Beogradit dhe Prishtinës, unë besoj, se ata do ta gjejnë një zgjidhje. Shpresoj për një zgjidhje pozitive dhe miqësore, dhe dua t'i ndihmoj të dy presidentët dhe qeveritë e tyre", është shprehur Zaev.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy