
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka bërë thirrje që Presidenti rus Vladimir Putin që të përballet me gjyqin për krime lufte pas mizorive që dyshohet se janë kryer nga forcat ruse në Ukrainë.
Ka një zemërim ndërkombëtar në rritje për vrasjen e pretenduar të civilëve në Bucha, një qytet pranë kryeqytetit Kiev.
Ky njeri është brutal. Putin është një kriminel lufte.
Nga ana e saj Rusia deklaroi se pa prova, imazhet e mizorive, janë të inskenuara nga Ukraina.
Zyrtarët e SHBA thonë se po mbështesin një ekip prokurorësh ndërkombëtarë që të shkojnë në Bucha për të mbledhur prova.
Qeveria ukrainase ka nisur një hetim për krime lufte pasi deklaroi se trupat e 410 civilëve u gjetën në zonat përreth Kievit. Disa prej tyre u zbuluan në varre masive, ndërsa një pjesë i kishin duart e lidhura dhe ishin qëlluar nga një distancë e afërt.



