Presidenti, Nano: Opozita iu përgjigj në mënyrë budallaqe sjelljeve të mazhorancës! Berisha s'ka fuqi të destabilizojë

Presidenti, Nano: Opozita iu përgjigj në mënyrë budallaqe sjelljeve të mazhorancës! Berisha s'ka fuqi të destabilizojë

Gazetari Mustafa Nano ka qenë i ftuar pasditen e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv për të folur për zhvillimet e fundit politike. Përsa i përket procesit të zgjedhjes së Presidentit, Nano tha se palët duhet të uleshin dhe të përpiqeshin të identifikonin ata persona që ishin të përshtatshëm  për postin e Presidentit ashtu sikurse shtoi se opozita iu përgjigj në mënyrë budallaqe sjelljeve hileqare të mazhorancës.

Ne kemi një procedure presidenciale kushtetuese që ka 5 raunde. Raundi i dytë dhe i tretë është një raund që kërkon që Presidenti të zgjidhet me shumicë të cilësuar. Ky detyrim kushtetues është bërë për të privilegjuar dëshirën edhe popullore, që të privilegjojë dëshirën për konsensus bipartizan. Që të bëhen dy palet bashkë s’do të thotë të bësh atë që bën PS. PS i ka thënë opozitës, raundet e para janë tuajat, kjo nuk ka qenë e ndershme. Duhej që palet të uleshin, gjatë gjithë kohës, dhe përpiqen të identifikojë  disa persona që janë të përshtatshme për këtë post, persona që kanë demostruar skurpuj. Kjo bëhej duke qenë të dyja palët në tavolinë. Kjo s’ka qenë rruga e duhur. 

Për mua opozita sjelljeve hileqare të mazhorancës iu përgjigj në mënyrë budallaqe. Ishte një festival emrash të panevojshëm. Nëse mendon se mazhoranca është e sinqertë propozon vetëm një emër, një emër me besueshmëri publike. Në këtë mënyrë vihej në vështirësi mazhoranca nëse gjehej një emër që ishte i rëndë, i mirë.

Nano tha se përderisa po pritet ende vendimi i Gjykatës së Apelit nuk dihet se çfarë përfaqëson Alibeaj. Analisti shtoi se ai nuk ka pasur kredenciale për të marrë vendime siç është zgjedhja e Presidentit.

Të jemi të sinqertë Alibeaj me grupin e  vet nuk dihet se çfarë përfaqësojnë se po pritet vendimi i Gjykatës. Alibeaj është një njeri që është caktuar nga Basha në largim e sipër, është asgjë. Nuk ka pasur kredenciale për të marrë vendime.

Mazhoranca e ka deklaruar nëse Berisha zgjidhet kreu i PD, ne nuk kemi komunikim me të. Alibeaj nuk ka pasur status për tu marrë me një çështje të tillë. Kjo ka qenë arsyeja e dytë pse nuk duhet të merrte pjesë në një proces të tillë. E para është ajo që thashë lart më mazhorancësn

Nano tha se nuk i sheh ambasadorët të përfshirë në çështjen e zgjedhjes së Presidentit dhe ritheksoi dhe një herë tjetër se Berisha është një njeriu i izoluar ndërkombëtarisht dhe tani më ai nuk ka fuqi të destabilizojë,

Jo nuk i shohh ambasadorët të ëprfshire, dhe nuk shoh arsye pse mazhoranca duhet të vërë veshin. Amerikanët kanë bërë me dije që amerikanët me Berishën i kanë ndarë hesapet një herë e mirë. Kjo i kondicionon zhvillimet politike. Amerikanët po marrin pjesë vetëm në këtë kuptim por jo që po sugjerojnë emër. Ambasada s’do e bënte kurrë këtë lojë,.

Shjqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, nuk do të komunikojnë me Berishën. Ata që kanë vendimet ti shkojnë mbrapa Berishës i kanë bërë hesapet pa inxhinë. Do i vuajnë kusurët e asaj që bëjnë. Jam dakord me Ramën që thotë është një i vdekur i pakallur.

Disa dhjetëra mijëra shqiptarë i shkojnë nga pas për arsye të ndryshme, por po bëjnë zgjedhje të gabuar. Berisha nuk ka më fuqi të destabilizojë. Ai është një personazh i izoluar. I kuptoj shqiptarët që janë kundra Ramës, por zgjedhja që kanë bërë për tu përfaqësuar nga Berisha nuk i çon asgjëkundi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy