Rama: Do ndërtojmë rrugë për të nxitur turizmin malor

Rama: Do ndërtojmë rrugë për të nxitur turizmin malor

Në komunikimin javor, kryeministri Rama e vuri theksin te infrastruktura. Pas qëndrimit dyditor të kabinetit të tij në Dibër, Rama tha se përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat e thella do të nxisë turizmin malor.

“Duam të nxisim jo vetëm turizmin në bregdet, por edhe turizmin malor. Do të çojmë rrugë në zonat malore si Thethi, Kurveleshi, Lura etj. Gjatë dy ditëve të punës në Dibër jemi ulur me kryebashkiakët pa dallime partikae. Kemi folur për hallet e njerëzve, infrastrukturën dhe reformën e domosdoshme të ujit, shërbimet arsimore, shëndetësore dhe sociale. Shqipëria që duam është një mundësi që e kemi ne në dorë. Këtë mundësi do ta kthejmë në realitet me punë, këmbëngulje dhe durim të gjithë së bashku”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy