Zbulohen në Malësi të Madhe rreth 13 mijë bimë narkotike kanabis sativa dhe mijëra kilogramë në proces tharje.
Gjatë operacionit të koduar “Koordinata” të zhvilluar në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, u arrestuan 14 persona dhe shpallën në kërkim 10 të tjerë.
Shërbimet e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me at të Malësisë së Madhe, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.
U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.
Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boçeje dhe një sasi në proces tharjeje.
Aktualisht vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.



