
Termocentrali bërthamor Akkuyu i Turqisë, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër, nuk u dëmtua nga tërmeti që goditi Turqinë qendrore dhe Sirinë veriperëndimore të hënën, tha një zyrtar nga kompania ruse që ndërton centralin. “Këtu janë ndier lëkundje të tokës me magnitudë 3... por specialistët tanë nuk kanë zbuluar ndonjë dëmtim të strukturave të ndërtesave, vinçave dhe pajisjeve,” tha Anastasia Zoteeva nga kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, Rosatom.
"Megjithatë, ne po kryejmë verifikime të gjera diagnostikuese për t'u siguruar që operacionet e ndërtimit dhe instalimit mund të vazhdojnë të sigurta", citohet ajo nga e citoi agjencia e lajmeve RIA.
Mendohet se mbi 1500 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe mijëra u plagosën në tërmetin e së hënës, i cili kishte një magnitudë 7.8 ballë dhe rrëzoi ndërtesa në pjesë të Turqisë dhe Sirisë veriperëndimore.



