Xhadat/ 7.8 miliardë lekë për godinën e re të DPSHTRR. Luksi nga vaskat te kopshti hidroponik

Xhadat/ 7.8 miliardë lekë për godinën e re të DPSHTRR. Luksi nga vaskat te kopshti hidroponik

7. 8 miliardë lekë është fondi i vënë në dispozicion për ndërtimin e godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Procedura mbi kufirin e lartë monetar, sapo është hapur. Leja e ndërtimit është miratuar nga Kryetari i Këshillit të Territorit, kryeministri Edi Rama.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që drejtohet nga zëvendës kryeministrja Balluku.

Fondet për ndërtimin e godinës superluksoze janë 100% nga vetëfinancimi, falë mirëadministrimit thuhet në statusin e publikuar në rrjetet sociale, nga DPSHTRR.

Fondi për vitin 2022 është 50.000.000 (pesëdhjetë milion) lekë pa TVSH. Diferenca do të likuidohet në vitet në vazhdim, - thuhet në dokumentat e tenderit.

Pra, nëse çdo vit ky institucion do të paguajë nga të ardhurat gjysmë miliardi lekë, sa ka deklaruar se do të jetë fondi për vitin 2022, do t`i duhen 15 vjet për të paguar 7.8 miliardë lekë.

Pra, praktikisht i bie të ndërtohet një institucion me kredi.

Projekti luksoz është punuar nga studio italiane Stefano BOERI Architetti!

Po përse gjithë ky shpenzim, në një kohë krize si kjo? Për më tepër një barrë financiare për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ndër vite??

Planimentria e objektit ka formën e një katrori me dy bërthama stukture ku pozicionohet shkalla, ashensori dhe ambjentet teknike. Kati përdhe i objektit do të shërbejë kryesisht si hapësirë ekspozitori i makinave “Retro”.

Institucioni do të ketë , bar, katering dhe kafe. Punonjësit do të kenë gjithashtu kuzhinën e tyre. Në institucion nuk do të mungojnë as lavastoviliet dhe lavatriçet.

Në nyjet sanitare do te këtë dushe dhe vaska.

Kjo është karrigia e drejtorit Blendi Gonxhe. Në detajet e projektit thuhet se ajo duhet të jetë me tapiceri lëkure ekologjike. 

Institucioni do të jetë i pajisur edhe me lavazh për makinat. Ai do të ketë gjithashtu dhe kopësht hidroponik.

Gjithçka brenda ndërtesës 7.8 miliardë lekë, është e fjalës së fundit, përfshi edhe tavanet.

Në specifikimet teknike thuhet: Tavanet e varur gipsi antizjarr dhe me panele akustike druri do të ndriçohen nga spotet.

Edhe përçuesi i rrufesë ESE që kemi perzgjedhur është një shembull i përparimeve të fundit në këtë fushë. -thuhet në projekt. 

Investimi bashkëkohor është me standarde Green e efiçiencë energjetike!

Panelet fotovoltaike janë me eficencë të lartë. Po ashtu edhe panelet diellore.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si institucion me vetëfinancim, me kapital tërësisht shtetëror, mbi bazën e pasurisë dhe kapitalit të Ndërmarrjes së Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Godina u dëmtua nga tërmeti duke u klasifikuar për rindërtim nga Instituti i Ndërtimit.

Por as tërmeti, pandemia e së fundmi kriza, nuk e kanë ndalur Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor t`i krijoj përmes një shpenzimi marramendës, komoditet administratës së saj, ndonëse nën etiketimin “Vëmendja te qytetarët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy