Unë socialist kam lindur dhe socialist do jem gjithë kohën, sepse është familje dhe gjenezë, kjo nuk diskutohet.
Kështu tha kryebashkiaku i dorëhequr i Vlorës, Ermal Dredha ditën e sotme, në hyrje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku do të prezantohet kabineti i ri qeverisës.
Vendimin e dorëheqjes ai e cilësoi si një reflektim me veten, të cilin ka kohë që po e bën.
Ky është një reflektim që kam bërë me veten, reflektimi nuk ndodh një ditë para Asamblesë, ka kohë që unë e mendoj, për arsye familjare nuk diskutohet.
Megjithatë dua të them që dashuria për Vlorën mbetet e para. Jam djalë Vlore, jam rritur në Vlorë.
Unë do vazhdoj të kontribuoj dhe shërbej për Vlorën time, kudo që të ndodhem.
Jam i sigurt se do ketë një ekip shumë të mirë që do e çoj Vlorën përpara, që do bëj maksimumin se Vlora kë një ritëm të tillë që kërkon angazhim maksimal.



