Trafiku me vlerë 20 milionë euro, fitimet i merrte Habilaj

Trafiku me vlerë 20 milionë euro, fitimet i merrte Habilaj

Tre janë shqiptarët e arrestuar dje në Katania të Italisë për trafik droge. Operacioni që çoi në pranga shtatë pjesëtarë të grupit dhe shpalli në kërkim ndërkombëtar katër të tjerë u pasqyrua në të gjitha mediat italiane. Por më shumë jehonë, ngjarja pati në Shqipëri, për shkak të njërit prej të arrestuarve, emri i të cilit është përmendur shpesh nga opozita në akuzat ndaj qeverisë “Rama 1” për lidhje me bandat e drogës.

Moisi Habilaj, 39 vjeç, ndodhet në burg në Itali, ndërsa në Shqipëri emri i tij ka zënë faqet e para të gazetave dhe është tema kryesore e deklaratave të së djathtës, që e akuzojnë për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Hetimet në Itali zbuluan se nga anëtarët shqiptarë të kësaj organizate, fitimet kryesore i merrte Moisi Habilaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Maridian Sula dhe Fatmir Minaj.

Ndërkohë, për anëtarët italianë të organizatës, kryesor është cilësuar Antonio Riela, i cili ka patur edhe precedentë të mëparshëm penalë me klane mafioze të trafikut të ilaçeve.

Gjatë operacionit të quajtur ‘Rosa dei venti’, u konfiskuan 20,000 euro para kesh.

Hetimet kanë zbuluar se banda ka qenë në gjendje të transportojë mbi 3 500 kg marijuanë nga bregdeti shqiptar në Itali, në disa raste janë arrestuar mbi 20 ‘korrierë’, së bashku me armë kallashnikov dhe dhe qindra municione luftarake. Droga ishte destinuar për sheshet e Catania, Ragusa dhe Siracusa ku do të kapte vlerën e mbi 20 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy