
Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit gjyqtari Maksim Qirjazi në Korçë.
Maksim Qirjazi humbi jetën nga COVID-19 në moshën 65-vjeçare në kryeqytet ku ndodhej i inturbuar prej 10-ditësh.
Ai ishte dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore por fatkeqësisht nuk ia doli të fitonte betejën me koronavirusin.
Maksim Qirjazi, vuante nga sëmundja e obezitetit, ndërsa ende nuk është bërë me dije nëse kishte marrë dozat e vaksinës antiCovid.



