
Një ditë pas protestës së fermerëve të Myzeqesë, nuk kanë munguar reagimet nga përfaqësues të politikës.
Lidhur me këtë situatë kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduart Sharka në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se tregu jonë është pa rregulla dhe sipas tij kjo ka sjellë edhe dëme për fermerin.
Më tej ai u shpreh se kërkesa e tyre është që subvencioni të kalojë direkt nga shteti te fermeri.
Ndërsa lidhur me replikën me Erion Braçen, Sharka tha se shqetësimi i tij më i madh është fakti se si ai e trajton fermerin dhe eksportuesin. Sipas tij, Braçe trajton vetëm fenomenet negative, por duhet parë nga të dyja medaljet.
Intervista e plotë
1.Zoti Sharka, së pari dua t’ju pyes a e keni mbështetjen e deputetëve të zonës për kërkesat tuaja?
Saimir Korreshi i ceku të gjitha problemet që kemi ngritur ne dhe deputetë të maxhorancës kanë pasur takim. Braçe diskutoi një problem që e kemi në pikën 3. Kontributin e deputetëve do e shohim kur ata të votojnë dhe nëse ajo shtyhet atëherë do të ishim të kënaqur me kontributin e tyre.
2. Ju kishit një replikë me ish-zv/kryeministrin zotin Braçe i cili hodhi insinuata se ju dhe grumbulluesit shfrytëzoni fermerët për interesat tuaja?
Meqë më pyetët se s’doja të merresha me këtë, dhe ajo që më shqetëson në sjelljen e Braçes është koncepti dhe mënyra si e trajton fermerin dhe eksportuesin. Kjo ka krijuar një raport të padrejtë në treg. Dhe tregu jonë pa rregulla ka sjellë në dëme që zakonisht shkojnë te hallka më e dobët që është fermeri. Nuk mund të akuzosh eksportuesit që kanë abuzuar. Gjithçka është lënë në varësi të subjekteve, në asnjë vend të botës nuk mund ta lësh në vullnetin e një njeriu. Ne kërkojmë subvencionin të kalojë direkt nga shtetit te fermeri. Mjafton një nga eksportuesit të abuzonte dhe do detyronte dhe pjesën tjetër ta bënte për të qenë në treg. Dhe nuk mund të themi se është faj i eksportuesve. Braçe trajton vetëm fenomenet negative por duhet parë nga të dyja medaljet. Nëse fermerët do ndalojnë punën magazinat e eksportuesit do rrinë bosh dhe anasjelltas. Ne fatmirësisht jemi në një moment ku sindikata fermerëve kanë firmosur një marrëveshje. Pika e parë është që të subvencionohet direkt nga shteti fatmirësisht kemi ardhur në një pikë ku palët janë kuptuar. Për fat të keq ne në Shqipëri kemi gjithmonë specifikat tona. Nëse në Evropë fermerët janë të organizuar në kooperativa, këtu te ne nuk është kjo formë, këtu tregtarët janë të drejtpërdrejtë. Në disa raste dalin tregtarët të fituar. Tek ne është një biznes i improvizuar. Duke qenë në këtë gjendje është kërkuar ai 3% për kg, është modeli i Turqisë.
3. Si është problemi me detyrimet që grumbulluesit u kanë fermerëve, ka një shifër në total?
Edhe sikur të kisha informacione të sakta, mirëpo është e dhënë konfidenciale vetëm prokuroria ka të drejtë të marrë të dhëna të tilla. Fermeri është një ekonomi vunerabël dhe ka nevojë për shpërblimin e mallit që shet në moment sepse është shumë vunerabël.
4. Si po funksion ky zinxhir i kalimit të prodhimeve nga serat deri në tregjet fundore, pretendimi që ngrihet është se grumbulluesit kanë krijuar një situatë monopol në disfavor të fermerëve?
Monopoli s’ka lidhje në atë treg. Në fruta perime janë hapur me qindra kioska, është treg informal. Nëse përdorim treg monopol është e pavend. Në hirearkinë e eksportuesve është ajo ku bëhen dhe gjëra më të mëdha. Këto eksportues kanë 10 vite që hapin pavione në panairet e botës me fondet e tyre. Sindikata me eksportuesin kanë pasur kontradikta nuk na mbështetën. Shpresoj shumë që qeveria dhe parlamenti të reagojë. Sepse rënia do jetë me përmasa të mëdha nëse nuk reagohet.
5.Pra nëse një kilogram domate del nga fermeri me 30 lekë kilogrami në tregje shitet deri me 1 50 lekë të vjetra. A e penalizon fermerin kjo skemë?
Ne kemi kërkuar vetëm për perimet sepse mendojmë se avantazhi që ka vendi ynë perimet shkojnë për eksport. Kemi investuar miliona euro të fermerëve në sera të cilat 30% po braktisen këtë vit. Për të parandaluar këtë për të vazhduar dhe rritur eksportet duhen marrë këto masa dhe duhet ta nisim nga fermerët. Të gjithë duhen subvencionuar, por kemi kërkuar që kjo mënyrë subvencionimi të nisë me perimet. Nuk e kemi shpikur këtë model e kemi marrë nga vendet e rajonit. Formalizimi sjell të ardhura në buxhetin e shtetit sepse kthehen në subvencione për fermerët.



