Dërgonin qytetarë në Gjermani duke falsifikuar testin e Covid, arrestohet 18-vjeçari

Dërgonin qytetarë në Gjermani duke falsifikuar testin e Covid, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një person tjetër për operacionin e zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë, lidhur me udhëtimet në Gjermani.

Burimet zyrtare njoftuan se sot është bërë arrestimi i shtetasit O. Gj., 18 vjeç. Sipas bluve të Tiranës, i riu në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, duke përfituar nga situata e pandemisë “COVID-19”, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani.

Të arrestuarit kishin ngritur një skemë mashtruese ku kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Ndërkohë mësohet se po vijon puna për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy