"Do të djeg, do të vras", shqiptari kërcënoi të dashurën në Itali, arrestohet nga policia (FOTO)

"Do të djeg, do të vras", shqiptari kërcënoi të dashurën në Itali, arrestohet nga policia (FOTO)

Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm, pasi akuzohet për përndjekje. 

Mario Kertusha u ndalua të shtunën mbrëma, në periferi të Vicenza-s, ndërsa më herët gjatë asaj dite, nuk i është bindur një urdhri të policisë për të ndaluar, teksa lëvizte me një “Fiat 600” të verdhë.

Kertusha u vu në pranga, sepse pasditen e së premtes, ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti për përndjekje, pas denoncimit të bërë nga ish partnerja e shqiptarit.

Edhe pse ishin ndarë Kertusha ka vijuar ta ndjekë vajzën, duke i ka dërguar mesazhe në të cilat e kërcënonte me vdekje: “Do të vras, do të djeg”.

Pas këtyre mesazheve, vajza shkoi në polici për të bërë denoncimin, që pasoi me arrestimin e shqiptarit.

Sipas mediave të shtetit fqinj, ajo ka thënë në polici se, e ka njohur Kertushën natën e Vitit të Ri 2016. Ata kaluan një lidhje të shkurtër romantike, e karakterizuar shpejt nga sjellje të dhunshme të shqiptarit.

Vitin e shkuar, në një rast, ai e goditi dhunshëm vajzën, aq sa 26-vjeçarja u detyrua të mjekohej në spital, po nuk gjeti kurajën për ta denoncuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy