Përfshirja e “Raiffeisen Bank” në skemën e “Bankers”/ Soko: Sistemi bankar i përfshirë në çdo skemë evazioni të përmasave të mëdha

Përfshirja e “Raiffeisen Bank” në skemën e “Bankers”/ Soko: Sistemi bankar i përfshirë në çdo skemë evazioni të përmasave të mëdha

MCN Tv publikoi sot lajmin se “Raiffeisen Bank” kryente transaksione edhe lëvizje në llogaritë e “Bankers Petrolium” edhe pse Tatimet i kishin bllokuar llogaritë për të vjelë detyrimin tatimor.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se sistemi bankar në vendin tonë ka qenë dhe është i përfshirë me çdo skemë evazioni fiskal të madh, korrupsioni, apo të pastrimit të parave në sasi të mëdha. Megjithatë në shumë raste, prokuroria dhe institucionet kanë mbyllur sytë dhe nuk kanë hetuar. 

Sistemin bankar shqiptar në rastet e evazionit të përmasave të mëdha e shoh të implikuar dhe jam çuditur që nuk është bërë pjesë e hetimeve të SPAK apo prokurorive të tjera, kur kanë hetuar skema të ngjashme në përmasa të mëdha. Përmasat e vogla të evazionit apo korrupsionit apo skemave të ndryshme si pastrimi i parave nuk kanë nevojë për bankë. Kur futen në lojë shumë lekë, lekët e shumta nuk mund të kalojnë me thasë. Kjo gjë kërkon të gjesh partner financiar dhe i tillë është sistemi bankar. 

Edhe te korrupsioni i madh është pjesë sistemi bankar. Evazioni fiskal i madh nuk mund të bëhet pa ndihmën e një partneri financiar. Këta kanë përdorur partneritetin për të shpëtuar nga detyrimi që ka secili. Bllokimi ka ardhur ose si pasojë e një gjobë të papaguar, ose si pasojë e detyrime të papaguara.  Ka lënë diçka pa paguar në shtet. Të bllokon shteti ta paguash dhe ta lirojë. Këta thonë pse ta paguaj e gjej nga ‘dritarja’ mënyrën. Dega në Vjenë është gjetur si rrugë shpëtimi për të shmangur detyrimin që ka. Në një situatë normale ose do shkosh në gjykatë, por duhet të paguash në fillim, pastaj të shkosh në gjykatë. 

Paratë e evazionit, taksave, ato që pastrohen kalojnë përmes bankës, aty marrin jetë. Do ta lidhja një bankë të nivelit të dytë me çdo rast evazioni fiskal të madh, korrupsioni dhe pastrimi parash. Sistemi i bankar ka qenë i privilegjuar. Sistemi bankar ka qenë gjithmonë i përkëdhelur.

Soko tha se janë bankat e mëdha në vendin tonë ato që krijuan kreditë e këqija dhe që sollën më pas atë që njihet si skandali i mikrokredive,

Në 2013-214-2015 niveli i borxhit të keq në banka vajti 20%. Janë 1 miliard euro kredi të këqija të cilat do duhet të adresoheshin. Para se të adresoheshin duhet të bëheshin disa pyetje. Si u krijuan këto kredi të këqija? Nuk i pa njeri këto? Gjithë këtyre punonjësve ju shkanë këto kredi. 5 miliadrë ishte gjithë portofoli i kredive, 1 miliard ishin të keqija. I jepnin kredi njerëzve që e dinin që nuk do ktheheshin. Si ndodhi? Iu shkau ky fakt punonjësve që kanë mbaruar shkolla nga më të mirat, apo mos kem të bëjmë me skemë korrupsioni në sektorin privat ku kreditë e këqija jepeshin me dashje në kundërvlerë të një shpërblimi të mirë që vinte duke ndarë pjesën me njëri tjetrin. Ti merrje 200 mijë euro, më jepje mua 50 mijë dhe zhdukeshe. Sistemit bankar iu mbyll goja, veshët, sytë. Kishte zëra plot. Thoja hetoni drejtorët, bordet që kanë miratuar këto kredi. Si mund të shkasë një kredi 10 milionë euro që nuk do e paguajë. E dinin, ishin pjesë e skemës. Hajde merr 5 milionë euro, më jep mua 1 milion euro dhe ik. Bankat me performanca të larta krijuan 20% kredi të këqija. Bankat e mëdha e krijuan këta. Portofolin më të madh e kishte Raiffeisen Bank, BKT, Intesa San Paolo Bank. Këto e krijuan, Credins Bank. U mbyllën sytë e prokurorëve, institucioneve. 

Po më pas. Këto kredi të këqija iu gjet forma, do hidhesh në treg privat, do krijoheshin kompanitë që do blinin kreditë e këqija dhe do shkonin kredimarrësit për të marrë lekët mbrapsht.  

Soko tregoi dhe rolin e zyrës sëkëmbimit valutor në skandalin e Bankers.

Zyra e këmbimit valutor është për transaksionimi kesh. Tërhiqnin para dhe shkonin transaksionin për të shmangur detyrimin për të paguar ngarkesën që ka vendosur organi fiskal gjetën forma nga më të ndryshme. Kryhej këmbimi i valutës merrej keshi nga dollari dhe kthehej në lekë apo euro në varësi të detyrimeve që ke ndaj kompanive. Ti nuk e bën me rrugën bankare, o gjen rrugë të tilla të vazhdosh punën pa lënë gjurmë apo pa u futur tek rrjeta e masës shtrënguese që ka vendosur drejtoria e tatimeve. 

Është çështje e menaxhimit të lartë. Shifrat janë të përmasave të mëdha. 

Të tilla shifra shkojnë tek menaxhimi i lartë. Kanë impakt, lënë gjurmë të madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy