Porti i Sarandës, Gjykata e Lartë rrëzon Kastratin dhe Dulakun

Porti i Sarandës, Gjykata e Lartë rrëzon Kastratin dhe Dulakun

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e Portit të Sarandës. Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kompanive “Concord Investment” sh.p.k. e Artan Dulakut dhe “Kastrati Group” sh.a. e Shefqet Kastratit. Më 24 shkurt të këtij viti, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi vënien nën sekuestro të “Bazës Ndihmëse të Limionit, Sarandë”. Deri në vitin 2020, baza detare ka qenë pronë e ushtrisë shqiptare, por me një VKM qeveria ia ka dhënë me koncesion kompanive të Kastratit dhe Dulakut, të përfaqësuara nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk. Çështja shkoi në Gjykatën e Posaçme pas kallëzimit të ish-zëvendëskomandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari. Meçollari ngarkoi me përgjegjësi edhe presidentin e Republikës, Bajram Begaj, i cili në kohën e firmosjes së kontratës ka mbajtur detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Marina Bay Saranda, përmes VKM së qeverisë fitoi të drejtën e shfrytëzimit të portit për 35 vjet, me një qira 1 euro. Sipërfaqja prej 265 000 metër katrorë tokë është në një prej zonave më fitimprurëse të Sarandës dhe projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi vilash, hotelesh dhe një port turistik jahtesh për ankorimin e anijeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy