Deputeti socialist i Korçës dhe koordinatori për fushatën elektorale atje, Niko Peleshi, kërkoi nga banorët e Pustecit që të mos e copëtonin votën. Kësaj radhe, u shpreh ish-zv/kryeministri, minoriteti maqedonas duhet të votojë socialistët.
Koordinatori i Partisë Socialiste të Korçës dhe deputeti aktual socialist Niko Peleshi u tha banorëve të Pustecit që të votojnë partinë e tij. Sipas kandidatit për një tjetër mandate në Parlament, kësaj radhe vota nuk duhet copëtuar.



