Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë tha se qeveria ka blerë haptasi votën e qytetarëve. Si tha se qeveria ka rritur pagën e punonjësve të administratës gjatë fushatës, në një mënyrë për të blerë votën e qytetarëve.
Qeveria si kurrë ndonjëherë më parë ndër vite shpërbleu 670 mijë pensionistë me bonus 5 mijë lekë, në një vlerë totale prej 33 milionë euro me qëllim blerjen haptas apo ndikimin e votës së qytetarëve.
Rriti rrogat për 200 mijë punonjës të administratës me qëllim blerjen e votes. 13 mijë qytetarë u futën në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore. Për blerjen e votës mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës së ekonomike dhe dhjetra mijëra të tjerë u punësuan pa kontratë.
Berisha tha se në tregun e zi vlera e votës arriti deri në 500 euro. Sipas tij rënia e euros në Shqipëri është ndikuar nga hedhja në treg e miliona eurove.
Në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro. Cila është kjo shumë totale që u përdor për të blerë votën e shqiptarëve? Është shumë e vështirë të gjendet, por ndoshta kurrë nuk mësohet. Ajo që dihet është se euro arriti nivele të ulëta këmbimi me lekun. Burimet kompetentë na thonë se një rënie e tillë e euros mund ta provokojnë vetëm hedhja e qindra milionë eurove në një kohë të shkurtër për këmbim. Rritja e euros fill pas përfundimit të zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimin se rënia lidhej me sezonin turistik. Kulmin e ka arritur në Shkodër. Shikoni fenomenin Doshi. Ky është fenomeni Dushku i vitit 2023. Pra, këto zgjedhje ishin të blera dhe për blerjen e tyre u përdorën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ndërkohë që opozita dhe jo pseudopozita nuk ka paguar një qindarkë nga xhepi. Këto zgjedhje janë të blera sepse narkoeurot u bënë diktuesit kryesorë të rezultatit



