
Shtyhet në Gjykatën e Posaçme seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Në seancën e sotme 5 ekspertët i kanë paraqitur përgjigjet e pyetjeve të Mediut në një material me 35 faqe, duke i dhënë përgjigje 113 pyetjeve.
Avokati i Mediut, Henrik Ligori kërkoi kohë që të njihen me përgjigjet.
Edhe prokurori Klodian Braho ishte dakord me kërkesën e avokatit pasi edhe prokurorët duan kohë të njihen me përgjigje e pyetjeve. Seanca e radhës u la në 11 shtator.



